Regjistrimi në universitet, 8 mijë kuota të paplotësuara
Nga mbi 30 mijë kuota të miratuara nga Ministria e Arsimit për universitetet e vendit, rreth 8 mijë kanë mbetur bosh. Pjesa më e madhe e studentëve të regjistruar janë në degët me profil shëndetësor, ekonomi dhe teknologji informacioni.
Ndërkohë që shumë degë përfshi edhe fakultetin e shkencave të natyrës po vuajnë mungesën e studentëve. Veç reduktimit të numrit të studentëve, mungesa e vendeve të punës, dhe përcaktimi i notës mesatare më të lartë për disa degë të mësuesisë, për dekanin Spiro Dryshku, problem më i madh janë fryrja e kuotave në disa degë.
Sipas Dekanit të Shkencave të Natyrës, përgjegjësinë për këtë situatë e ka Ministria e arsimit.
“Ministria duhet të bëjë një studim të mirëfilltë për tregun e punës dhe në bazë të saj të miratojë kuotat”, u shpreh ai.
Në fakultetin e shkencave të natyrës vit pas viti po ulet numri i studentëve të regjistruar. Duke bërë që mungesa e disa profileve të ndihet në 5 vitet e ardhshme.
“Më shqetësuese situata është te fizika dhe kimia. Çdo vit ne kemi pothuajse 40-50 studente më pak”, tha ai.
Për vitin akademik 2021-2022 janë regjistruar, 850 studentë, ndërkohë që te fizika janë vetëm 14 studentë dhe te kimia 25.
Sorry, the comment form is closed at this time.