Regjistrimet për klasën e parë, do bëhen veç përmes portalit e-Albania

Regjistrimet e fëmijëve që hyjnë në klasë të parë nuk do të bëhen më në shkolla, por online. Nga 15 qershori deri në fund të këtij muaji prindërit duhet të aplikojnë në portalin e-albania për të regjistruar fëmijët që këtë vit shkollor nisin klasën e parë.

Drejtoresha e këtij portali sqaron sesi do të bëhet aplikimi për shkollat më të mëdha të 12 qarqeve të vendit. “Çdo prind, apo kujdestar ligjor duhet të hyjë në llogarinë e tij në portal. Të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet nga sistemi elektronikisht sipas ndarjes së bërë nga Ministria e Arsimit dhe Bashkitë”.

Regjistrimi përmes portalit do të krijojë jo pak probleme veçanërisht në Tiranë. Prindërit nuk kanë më mundësi të zgjedhin shkollën apo mësuesin e klasës së parë, paçka se institucioni mund të ndodhej larg vendbanimit. Sipas drejtuesve të portalit e-Albania, prindërit detyrimisht duhet të regjistrojnë fëmijët brenda 2 javëve në shkollën që u nxjerr sistemi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.