Reforma në Drejtësi/ Kim: Askush nuk është mbi ligjin, por duhet bërë më shumë

Në tryezën në kuadër të 5 vjetori të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi mesazhe të forta në drejtim të zbatimin të kësaj reforma. Ndërsa vlerësoi punën e arritur deri më tani, znj. Kim tha mbetet ende shumë për të bërë.

Ndër të tjera Ambasadorja amerikane u shpreh u shpreh se shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, por tashmë ajo po jep rezultatet e para të saj. “Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë në drejtësi.” përmbylli ajo fjalën e saj.

“Është një moment shumë i rëndësishëm. 5 vite më parë, u vendos rreth reformës në drejtësi, shumë e mbështetën c ka tregon se sa Shqipëria e shqiptarët duan ndryshime themelore në sistemin e drejtësisë. reforma uk ka qenë perfekete por po shohim rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet janë tashmë funksionale, KLGJ Kushtetuesja pra inst janë funksionale. Është edhe SPAK që po jep rezultate. Ka patur luftë ndaj korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet se ligji është i barabartë për të gjithë. S’ka rëndësi sa i fuqishëm mendon se je, askush s’është mbi ligjin.

Kjo është shpresa e të gjithëve për të bërë reformën në drejtësi sic duhet dhe të japim shpresë për brezat e ardhshëm. Po shohim rezultate, po luftohet krimi i organizuar.

Disa nuk kanë dashur të ndodhë, por tashmë po ndodh shume do tentojnë të ndalojn ë korrupsioonin, është detyrë e Shqiptarëve dhe jo të huajve që të konfirmojnë dhe bëjnë detyrën. Është koha që të hapni një epokë të re, të krijoni një system ku shqiptarët të kenë besim, ku kërkohet drejtësi. Keni bërë një punë të mirë, por ka ende shumë për të bërë. SHAB është me ju, dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. Do të jemi me ju deri në fund. Është koha e duhur të festojmë, ka arsye për të festuar, është arritur shumë, është koha për të arritur edhe më shumë, koha të shohim cfarë kemi bërë mirë e cfarë mund të përmirësojmë. Le të vijojmë përmirësimin që të vijojë një progres i suksesshëm. Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë.” u shpreh ambasadorja Kim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.