Rastësia, Basha feston ditëlindjen në një ditë me PS-në

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, feston sot 47-vjetorin e tij të lindjes, një ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD, ku përballë ka në garë rivalët Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Rastësia e kësaj date për kreun e PD, përkon edhe me përvjetorin e krijimit të partisë së tij kundërshtare.

Në kampin rozë, sot socialistët festojnë 30-vjetorin e Partisë Socialiste.

Basha ka lindur më 12 qershor të vitit 1974. Prej tetë vitesh ai ndodhet në krye të PD ndërsa më herët, në kohën e qeverisjes së PD ka mbajtur poste të rëndësishme, si ai i ministrit të Transportit, të Brendshëm dhe të Jashtëm.

Ndërkohë, nga viti 2011 deri në vitin 2015 ai qenë në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.