Rama zbulon pse e shkarkoi Gledis Nanon

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas kryeministrit, rezultatet e Nanos ishin dyshuese dhe policia kishte nevojë për shkundje.

“Ai ka kryer detyrën. Nuk i është vënë në dyshim as përkushtimi, as përpjekja, por rezultati. Me atë rezultat dhe me atë situatë ku ne befas nisëm të shohim simptoma problematikash, me të cilat Policia e Shtetit është ndarë prej kohësh… Që nga rishfaqja e disa parcelave me kanabis pranë zonave urbane tek duart e zgjatura te uniformave blu për të marrë ryshfete nëpër rrugë dhe tek seria e vrasjeve pa përgjigje të periudhës së fundit, si dhe situatën e pakëndshme në raport me disiplinimin e sezonit turistik… Të gjitha këto kërkonin shkundje”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.