Kryeministri Rama uron 29 nëntorin me Rrugën e Arbrit

Kryeministri Edi Rama, ka postuar një video segmentit të përfunduar të Rrugës së Arbrit dhe në këtë formë, i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Rama tha disa kohë më parë se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit dhe do të jetë e aksesueshme për të gjithë.

Ministrja Belinda Balluku deklaroi të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, ndërsa shtoi se vepra e plotë pritet të përfundojë në pranverë. Gjithashtu ministrja Balluku u bëri apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes kur kalojnë në Rrugën e Arbrit pasi nuk është përfunduar plotësisht.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.