Rama, thirrje “liderëve të rinj”: Afati mbaron më 30 qershor

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjet për aplikimet në Akademinë e Lidershipit.

Rama njofton se aplikimet do të mbyllen më 30 qershor, duke kujtuar edhe njëherë të gjithë ata që duan të bëhen pjesë.

“Aplikimet mbyllen në 30 qershor”, shkruan Rama.

Rama ka deklaruar se në muajin korrik do të hapet Akademia e re e Lidershipit për vajza dhe djem ambiciozë dhe që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Sipas Ramës, kriteret janë që të mos jetë nën moshën 16 vjeç dhe mbi 26 vjeç.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.