Rama: Së shpejti nis puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër

Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, inaguruan mbrëmjen e sotme xhaminë e Etem Beut, në Tiranë.

Rama ka falënderuar presidentin turk për mbështetjen e tij, ndërsa ka shtuar se së shpejti do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

“Përpjekjen tonë për ta rilindur këtë aspekt të trashëgimisë sonë kulturore, ne kemi gjetur te Erdogan një partner të pazëvendësueshëm. Falë kujdesit të tij dhe angazhimit të TIKA, sot kemi disa nga xhevahiret e fesë si kjo xhami si një nga pasqyrat ku shikohet lidhja jonë me popullin turk. Po e mbyll fjalën time se së shpejti falë punës që po bëhet do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër, një nga perlat tona kulturore”, tha Edi Rama

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.