Rama për rindërtimin: Të këqijat nuk vijnë vetëm për keq
Kryeministri Edi Rama deklaroi se tragjedia e 26 nëntorit, ku vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm që u mori jetën 51 personave dhe shkatërroi shumë banesa, ka hapur një hapësirë të re për programin e rindërtimit.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus”, kreu i qeverisë theksoi se, këto hapësira të reja po ndikojnë ndjeshëm në ekonominë tonë.
“Procesi i rindërtimit duhet të garantojë strehim cilësor për banorët e dëmtuar nga tërmeti. Ndaj fokusin sot do ta kemi tek rindërtimi, pas tërmetit që goditi vendin, dhe punësimi, siç po garantohet për 27 mijë persona të përfshirë në këtë program. Falë kantierëve të hapur në zonat e prekura ata çojnë rrogën në familjen e tyre. Të këqijat nuk vijnë vetëm për keq… Tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë dhe mundësi të re dhe programi i rindërtimit ka ndikuar e po ndikon ndjeshëm në ekonominë tonë”, tha shefi i qeverisë.
Sorry, the comment form is closed at this time.