Rama, në gjimnazin “Ibrahim Muça”: Kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka vizituar gjimnazin “Ibrahim Muça” në Librazhd.
Rama tha se ky gjimnaz tashmë ka rilindur, ndërsa shtoi se janë krijuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit.
“Në gjimnazin e rilindur, ‘Ibrahim Muça’, ku janë krijuar kushte dinjitoze për nxënësit e mësuesit, si dhe është ndërtuar një palestër moderne, e konceptuar si një minipallat sporti për komunitetin”, shkruan Rama në “Facebook”.
Sorry, the comment form is closed at this time.