Rama me banorët në Durrës: Hallall të sharat, e rëndësishme që pritja juaj mori fund
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në ambientet e përbashkëta të banimit si dhe rindërtimin e shkollës nëntëvjeçare “Qemal Mici” në Durrës. Në 145 pallate ka përfunduar puna meremetuese e mjediseve të përbashkëta, 9865 familje kanë marrë grantet për meremetimet brenda apartamenteve të tyre.
615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurtë e shumë më të bukur se sa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar
Teksa është njohur nga afër me fazën e ndërtimit, kreu i qeverisë ka takuar dhe qytetarë, banesat e të cilëve ishin prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe ata që kanë pasur shqetësime krejt të ndryshme. Madje Rama .
Pasi ka vizituar apartamentin e një qytetareje të dëmtuar rëndë nga tërmeti, nuk ka kursyer edhe batutat, duke i thënën asaj se ia bën hallall të sharat kur qytetarët nuk besonin se kjo gjë do të mundësohej nga qeveria.
“Shyqyr që mbaroi për ju që keni qenë në pritje. Hallall të shamet që thoshit se; nuk bëhet, nuk bëhet. Këtë COVID-in këtu në Durrës nuk e njihni ju?! (i drejtohet qytetarëve që i afrohen për të bërë foto).
Sorry, the comment form is closed at this time.