Vaksinat/ Rama i kthehet komentuesit: Limontoz tek e djathta
Kryeministri Edi Rama bëri dje dozën e tretë të vaksinës. Ai e tha vetë pas injektimit të dozës se në internet ka shumë spekulime në lidhje me këto vaksina kundër Covid.
Kështu ishin dhe komentet që mori në rrjetin social “Facebook”. Një prej tyre i thotë se te dora e majtë ka injektuar ujë, ndërsa te e djathta ujë me limon.
Rama ia kthen me një emoji sikur po vjell, ndërsa me ironi i thotë se, te e djatha ka limontoz.
Komenti: Po po. Te dora e majtê ujë me kripë. Te e djathta ujë me limon.
Rama: Dhe me sheqer tek e majta dhe me limontoz tek e djathta.

Sorry, the comment form is closed at this time.