Rama: Durrësi së shpejti me pamje të re, port nga më të bukurit në Mesdhe

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kanë inspektuar sot punimet në Durrës, ku do të ngrihen një numer i madh pallatesh.
“Ka nisur puna për rindërtimin e pallateve të shembura, prej të cilëve 12 do të ndërtohen të reja në pikat ku u shembën të vjetrat dhe të tjerat në lagjen e re të Spitallës, me financimin e qeverisë mike të Emirateve të Bashkuara. Në të gjithë bashkinë Durrës janë plot 2084 familje që do të hyjnë në apartamente të reja. Pas një pune intensive, tashmë qytetarë e Durrësit do të shohin këto objekte të reja”, theksoi Rama. Ai shtoi se krahas këtyre ndërtimeve, nga ana e firmave prestigjioze te Emirateve të Bashkuara, do të fillojë puna edhe për ndërtimin e portit të Durrësit, i cili do të rinovohet plotësisht dhe krahas tij do të ndërtohet edhe porti i ri, që do të shndërrohet në një nga portet më të bukur të Mesdheut. Vetëm investimi, sipas kryeministrit, për rinovimin e portit, do të kapë vlerën e mbi 2 miliardë euro, pa llogaritur ndërtimin e portit të ri dhe impaktet e tjera ekonomike, si punësimi etj

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.