Rama: Drejt përfundimit ujësjellësi në Burrel
Punimet për ujësjellësi e ri në bashkinë e Burrelit janë drejt përfundimit.
Me përfundimin e këtij investimi banorët do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm sipas standardeve më të mira.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga puna që po kryhet në këtë ujësjellës.
“Vijojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e ujësjellësit për furnizimin me ujë të qytetit të Burrelit”, shprehet Rama.
Gjatë viteve të fundit qeveria shqiptare ka kryer investime të shumta për përmirësimi e furnizimit me ujë sipas standardeve më të mira si në zonat urbane dhe ato rurale, ku vetëm në vitin 2019, qeveria ka investuar në 9 zona urbane, duke siguruar furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për 360 100 qytetarë.
Sorry, the comment form is closed at this time.