Rama: Do të ngremë deri në dritaren e fundit çdo shtëpi që shembi tërmeti

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur bindjen se askush nga qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të ndjehet i braktisur.

Në një postim të tij, Rama ka sjellë si shembull familjen Domi, e cila do të festojë festat e fundvitit në shtëpi të re.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me këtë shtëpi ku Hava Domi do të mbledhë për festat e dhjetorit fëmijët e saj të shtrenjtë, ju kujtoj se ne vazhdojmë të ngremë deri në dritaren e fundit çdo shtëpi që shembi tërmeti, sepse Ti Nuk Do Jesh Kurrë Vetëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.