Rama: Asgjë nuk do të na ndalë për transformimin e sistemit shëndetësor

Kryeministri Edi Rama shkruan sot se, puna për transformimin e sistemit shëndetësor nuk do të ndalet.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama solli pamje nga godina e re e Pediatrisë së Tiranës: “Ja dhe rilindja e Spitalit të Fëmijëve në QSUT, me godinën e re të Pediatrisë së Tiranës, projektuar me standardet e BE dhe në proces realizimi me të gjitha kushtet optimale, jo vetëm në drejtim të infrastrukturës, po edhe pajisjeve spitalore e mjekësore. Vijon pa u ndalur puna për transformimin e sistemit shëndetësor, megjithë situatën e vështirë të pandemisë COVID-19. Fëmijët të parët!”, shkruan Kryeministri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.