Rama: 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se që nga muaji Janar kur nisi programi i qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja që zgjerohen me fëmijë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson dhe njëherë bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Postimi i Ramës

“Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë. Nga Janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes

40,000 lekë për fëmijën e parë

80,000 lekë për fëmijën e dytë

120,000 lekë për fëmijën e tretë”, ka shkruar Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.