Rakacolli: Javë vendimtare për shtimin e masave kufizuese

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në daljen për mediat të Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi se kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket një hapi për shtim të masave kufizuese.

Ajo tha se javën e ardhshme duke parë ecurinë e rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID, të kësaj jave që jemi do të merret vendimi për masat.

“Na duhet një javë tjetër për të parë nëse do të vazhdojnë kjo qëndrueshmëri për të vlerësuar nëse duhet të vendosim masa të reja”, deklaroi Rakacolli.

Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se incidenca dy javore 356 raste për 100 mijë banorë, shifër më e ulët se vendet e rajonit dhe më e ulët se mesatarja e vendeve të BE.

“Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë, vijojnë të jenë Tirana, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Grupmoshat e prekura 55-64 vjeç, ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e nr të humbjes së jetëve në raport me numrin e të infektuarve mbetet në 2.1 %”, deklaroi Fico.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.