Qytetarët afganë po strehohen në vende luksoze/ Çfarë shkruan NYT

Shqipëria, e cila është angazhuar të marrë deri në 4 mijë qytetarë nga Afganistani, po strehon disa qindra prej tyre në vendpushimet përgjatë bregdetit të Adriatikut, shkruan “The Neë York Times”.

“Mendova për një moment se ndoshta isha në Neë York,” është shprehur Tahera, një studente 21-vjeçare për median prestigjioze.

Përpara se të vinte në Shqipëri, vend për të cilin ajo nuk kishte dëgjuar më parë , studentja kishte shpresuar të arratisej në Shtetet e Bashkuara ose Britaninë e Madhe.

Teksa flasin për revistën amerikane disa prej tyre vetëquhen me shaka “emigrantë luksozë”. Të bësh plazh dhe të shohësh gra gjysmë të zhveshura kjo për ta është një parajsë e vërtetë, shkruan Neë York Times. Ndërsa për klientët e tjerë të hoteleve prania e grave afgane të mbuluara është një surprizë .

Ndërsa opozita në Francë, Gjermani dhe vende të tjera evropiane po ushtron presion mbi udhëheqësit e qeverisë, kundërshtarët politikë të kryeministrit shqiptar Edi Rama kryesisht kanë qëndruar të heshtur ose kanë mbështetur mirëpritjen e tij ndaj afganëve, shkruan Neë York Times.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.