Qeveria ndryshon ligjin, i jep pension familjes së Klodian Rashës 96 mijë lekë në muaj
Largimi i Sandër Lleshajt nuk ishte e vetmja masë e qeverisë ndaj vrasjes së Klodian Rashës. Nëpërmjet dy vendimeve të miratuara, në datën 11 dhjetor, Këshilli i Ministrave ka aprovuar për familjen Rasha, e më saktë kryefamiljarin Qazim Rasha, një pension mujor prej 96 mijë lekësh.
Akti i parë i qeverisë është ai normativ, që ndryshoi ligjin për sigurimet shoqërore ku parashikon shpërblimin për familjet që humbasin një pjesëtar aksidentalisht nga forcat ligjzbatuese.
“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social”.
Akti Normativ
Për ta konkretizuar mbështetjen ndaj familjes së të ndjerit, qeveria ka miratuar një VKM, ku autorizon të atin e Klodianit, Qazim Rashën, të tërheqëpensionin mujor.
Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha.
Klodian Rasha u vra orët e para të datës 8 dhjetor nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje kjo që ka shkaktuar indinjatë dhe protesta.

Sorry, the comment form is closed at this time.