Qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, dalin detaje të tjera të ngjarjes
Të tjera detaje bëhen të ditura nga efektivi i Shqiponjave që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin ditën e sotme.
Mësohet se polici është nga Tepelena dhe babai i dy fëmijëve. Më parë ka punuar në Komisariatin e Kamzës, ku vetëm dy javë më parë ishte trasferuar me “Forcat Shqiponja”.
Sipas efektivit, i riu po ecte në rrugë dhe në momentin kur e ka thirrur për shkak se kishte shkelur orën policore, ai i është drejtuar me një send, në dukje armë.
Por familjarët hedhin poshtë këto detaje duke thënë se Rasha ka pasur në dorë vetëm dy kokrra hurma si dhe zona ka pasur ndricim.
25-vjeçari mbeti i plagosur në kokë dhe shpatull dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Sorry, the comment form is closed at this time.