Qëlloi me armë zjarri ish-të dashurën në Vlorë, Fadil Likaj: Doja vetëm ta trembja

Fadil Likaj i cili qëlloi me armë zjarri ndaj ish-të dashurës në Vlorë, është shprehur se nuk kishte për qëllim që ta plagoste. Në deklaratën për policinë, 30-vjeçari tha se donte vetëm ta trembte.

“Tentova vetëm ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja” është shprehur 30-vjeçari, teksa ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

30-vjeçari nga Shkodra ishte ulur në një kafe në zonën e Poliklinikës ditën e djeshme. Në momentin që pranë tij i bashkohet ish-e dashura nga Berati, mes tyre nisi debati dhe djali ka tërhequr zvarrë të renë përpara lokalit. Ai nuk e pranonte dot se vazja donte që të ndahej nga ai, duke e qëlluar me armë zjarri. Në largim e sipër, djali ka hedhur drejt lokalit një granatë e cila fatmirësisht nuk ka plasur. E reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe pritet që të dëshmojë për ngjarjen në fjalë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.