Që nga 1 qershori hiqet përkohësisht aboneja e përgjithshme

Bashkia e Tiranës ka vendosur që nga 1 qershorti të mos lëshojë më abone të përgjithshme.

Për muajt qershor, korrik e gusht, nuk do të ketë më abone për të gjithë ata që janë të detyruar të përdorur urbanë të ndryshëm.

Vendimi pritet të marrë “OK” të hënën në Këshillin Bashkiak, në datën 31 maj, për t’u implementuar më pas për të gjithë muajt e verës.

Operatorët e transportit urban thonë se përdorimi i mjeteve nga qytetarët gjatë muajve që lamë pas ka kapur nivelet minimale, kjo edhe për shkak të frikës së infektimit nga pandemia e koronavirusit.

Me një abone 1600-lekëshe, çdo qytetar mund të udhëtonte në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, por tashmë do të duhet të përdoret vetëm ajo e linjës që kushton 1200 lekë, ose do të duhet të paguajnë biletën që kushton 40 lekë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.