Qarkullimi i gripit, mjeku: Në fokus, vaksinimi i të moshuarve dhe fëmijëve

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e lajmeve në “Klan News”, tha se këtë vit do të ketë qarkullim të virusit të gripit.

Sipas tij, tashmë që do të ketë dy qarkullime virusesh, situata do të jetë më e rënduar, pasi do ketë të sëmurë nga Covid, por dhe nga gripi.

“Po të kesh dy qarkullime virusesh, është më e rëndë se sa të kesh një. Duhet të marrim parasysh dhe një fakt, edhe vjet pamë që qarkulloi dhe gripi dhe virusi. Po ashtu, u kuptua se ata që kishin marrë vaksinën e gripit e kaluan më lehtë koronavirusin”, tha mjeku.

Më tej, epidemiologu duke iu referuar qarkullimit të gripit në shtetet që kanë qenë në dimër, u shpreh se në Shqipëri hyrja e gripit nuk mund të shmanget dhe se vetëm me vaksinime mund të përballohet ky virus.

“Ajo që mund të bëjmë është t’i dalim para të keqes dhe të vaksinohem me vaksinën e gripit. Gripi kap të moshuarit, ata që kanë imunitet të dobët dhe fëmijët”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.