Punonjësja e “Iute Credit” mashtroi dhe përfitoi miliona. Skema si veproi

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin për Paola Buzin, punonjësen e institucionit financiar “Iute Credit Albania”, e cila ka përfituar 9.3 milionë lekë kredi.

Mësohet se kanë qenë vetë qytetarët e dëmtuar ata që kanë denoncuar rastin, duke pretenduar se kurrë nuk kishin aplikuar për kredi, por kishte rezultuar se kishin marrë kredi pa shkuar kurrë në dyert e “Iute”-s. Ka qenë vetë Buzi që ka firmosur në emër të disa klientëve, por mashtrimi është zbuluar shumë shpejt.

Pas kallëzimeve të marra, Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Policinë Shkencore në Tiranë kanë kryer mbi 35 akte ekspertimit të shkrimit të kontratave duke vërtetuar se të gjitha ishin firmosur nga Buzi dhe jo nga qytetarët. Buzi është marrë nën hetim pasi akuzohet se ka shkaktuar dëm ekonomik me vlerë mbi 9.300.000 lekë.

Për rrjedhojë, Buzi është lënë në masën ‘arrest me burg’. Pritet që punonjësja e “Iute Credit” të merret në pyetje për mashtrimin e kryer dhe të zbardhë të tjera detaje për ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.