“Punishtja”/ Prodhonin ushqime në mënyrë të paligjshme, dy në hetim

Policia tha sot se, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Punishtja”, për goditjen e veprimtarisë ilegale të prodhimit të produkteve ushqimore.

Raportohet bllokimi i dy punishteve që përdoreshin për prodhim ushqimi, ndërsa u proceduan penalisht dy pronarët e tyre.

Nga specialistët për hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë në Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit:

Musa Kurti, 55 vjeç, banues në Shupenzë, dhe Maliq Pana, 65 vjeç, banues në Peshkopi.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.

Si rezultat, në Shupenzë është bllokuar punishtja e shtetasit M. Kurti, dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e shtetasit M. Pana, pasi janë konstatuar duke prodhuar produkte ushqimore në kushte të papërshtatshme higjienike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin pa qenë të regjistruar pranë organeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë në Dibër për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.