Punime në nënstacionin e Farkës, nesër stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës

Energjia elektrike do të stakohet ditën e nesërme në disa zona në Tiranë për shkak të ndërtimit të seksionit të ri 20 kV në NST Farkë.

Punimet për lidhjen e kabllove do të zgjasin 2 orë, në segmentin kohor 01:00-03:00. Gjatë kësaj kohe nuk do të ketë energji elektrike në zonat Lundër,Vilat e Farkë.

Njoftim për abonentët në Tiranë

Në kuadër të investimit të Bankës Botërore për ndërtimin e seksionit të ri 20 kV në NST Farkë, në datën 3 dhjetor, do të stakohet nga puna transformatori i NST Farkë, pasi do të energjizohen çelat e reja. Punimet për lidhjen e kabllove të zbarave 20 kV do të zgjasin 2 orë, në segmentin kohor 01:00-03:00. Gjatë kësaj kohe do të stakohen 2 fidera që furnizojnë me energji zonat Lundër, Vilat, Farkë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.