Puka çel sezonin turistik, prezanton destinacionet

Qyteti i Pukës është shndërruar sot në një prej atraksioneve më të veçanta të turistike të veriut të vendit.

Bashkia e Pukës çeli këtë fundjavë sezonin turistik, me një ceremoni të veçantë në bashkëpunim me AgroPuka dhe Operatorët turistikë lokalë, ku të pranishëm ishin dhe shumë vizitorë, përfaqësues të operatorëve turistikë nga Kosova, këshilltar të Presidentit, kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj, prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, etj.

Prefektja Angoni tha se “është kënaqësi që çeljen e sezonit në qarkun e Shkodrës e bëjmë pikërisht këtu në malet e Pukës. Synimi ynë është që të kemi një turizëm gjatë gjithë vitit”.

Ndërsa kryebashkiaku Gjonaj u shpreh se “ne kemi një objektiv madhor, të cilin e shpalosëm në 2015 për zhvillimin turizmit malor gjithëvjetor. U desh një punë emadhe për të ndryshuar gjithçka në Pukë, një financim i madh dhe mirë administrim i mirë që të kemi këto kushte sot”.

Këngëtarë të njohur si dhe fëmijë të talentuar të qytetit performuan për qytetarët pukianë. Spektakli i fishekzjarreve mbylli këtë event që shpresohet t’i hapë rrugë një sezoni të mbarë turistikë.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm

Transformimi i Pukës nuk ka zgjuar vetëm interesin e turistëve, por edhe të të rinjve që tashmë janë kthyer për të punuar dhe investuar në vendlindjen e tyre, e cila sot ofron një perspektivë më të mirë jetese, të lidhur me sektorin e ofrimit të shërbimeve apo prodhimit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.