”Pse nuk u dënova unë?!”/ Kozma Dushi flet për komunizmin: Vite të arta

Një koncert i mbajtur te teatri veror i liqenit, bashkon disa breza këngëtarësh.

Në koncert u interpretuan këngë të para ‘90-ës e pas ‘90-ës duke reflektuar raportin tonë të vështirë me të shkuarën.

Këngëtari Kozma Dushi flet për kohë të arta, ndërsa shumë kolegë të tij u arrestuan e internuan.

Koncerti i mbajtur në teatrin veror te liqeni, bashkoi në skenë këngë të njohura të riorkestruara dhe këngë të reja nga artistë të ndryshëm nën titullin “Me muzikën flasim”.

Rovena Dilo erdhi në skenë me “Ante” dhe këngën e saj më të re. Ndërsa Orgesa Zaimi, pos këngës së saj, Verën ku ma le, interpretoi edhe një këngë të Anita Bitrit.

“Unë kam disa këngë të miat,por kam vënë re që publiku i do këngët e vjetra të muzikës së lehtë shqiptare”, tha ajo.

Emra të njohur të këngës u ngjitën në skenë, nga Liljana Kondakçi te Kozma Dushi, duke risjellë këngët më të njohura të kohëve të tyre të arta, që u krijuan në kohë të errëta.

“Nuk ishin kohë të vështira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert”, tha ai. Kur i vihet përballë faktit që ju mbylleshin dyert e burgut ai do të shprehej:

“Nëse ti bëje gabime, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime? Pse nuk u futa unë ne burg? Pse nuk u fut Tonin Tershana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.