PS vendos për fatin e tij/ Meta refuzon të shkojë në Parlament

Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Për të larguar Metën nga Presidenca duhen 94 vota, të cilat në bashkëpunim me opozitën e re, duket se PS i ka të garantuara.

Nëse ndodh do të ishte hera e parë në Shqipërinë pluraliste në 30 vite demokraci.

Seanca parashikon tre orë debat dhe më pas votimin, jo me elektronikë, por letër, të fshehtë.

Mësohet se Kuvendi i kërkoi Presidentit të ishte në seancën e së mërkurës, por kreu i shtetit nuk ka pranuar për të parë, sipas tij, “gjyqin publik” ndaj tij, pa të drejtë fjale, por vetëm për të qëndruar dhe dëgjuar.

Meta akuzohet nga socialistët për ashpërsimin e klimës parazgjedhore, konfliktin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe braktisjen e rolit të simbolit të unitetit kombëtar, mbi palët, duke bërë fushatë për opozitën kundër qeverisë.

Por edhe nëse Kuvendi nesër miraton shkarkimin, Meta do të vazhdojë të jetë kryetari i shtetit, pasi vendimin final e merr Gjykata Kushtetuese.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.