PS mbledh sot kongresin në stadiumin “Air Albania”

Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin. Ashtu sikurse është bërë me dije aktiviteti do të nisë në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Kongresi përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla tha se do të nisë me punimet me përkujtimin e figurave të saj kryesore që kanë dhënë kontribut në 30 vite dhe më pas në pjesën e dytë do të prezantohet vizioni për Shqipërinë 2030 dhe objektivat për mandatin e radhës.

“PS e Shqipërisë feston 30-vjetorin e saj dhe urimet nuk bëhen dot sot. Ky është një moment historik në rrugëtimin e PS që gjatë 30 viteve ka një kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. Nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit por ka investuar në favor të demokracisë dhe çuarjen përpara të ëndrrës së anëtarësimit në BE. Pjesa e parë e kongresit do i dedikohet këtij rrugëtimi 30-vjeçar. Duke kontribuar tek PS të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri evropiane.  Do ketë përshëndetje dhe mesazhe. Në pjesën e dytë të kongresit do prezantojmë vizionin e Shqipërisë 2030 me një prezantim të përmbledhur të objektivave për mandatin e radhës qeverisës”, u shpreh Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.