Provimi i maturës/ Drejtoresha e QSHA: Nuk do të ketë ripërsëritje të testit

“Ripërsëritje të testit nuk do të ketë. Absolutisht jo. Një rishpërndarje pikësh edhe mundet. Unë e di si do jetë fundi. Por ata që merren me statistikë e kanë kuptuar trendin me aq sa janë vlerësuar. Por do shikojmë nëse ndonjë pyetje ka vështirësi. Dhe do kemi ulje pragu të pikëve për notat”- Kështu është shprehur Rezana Vrapi, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, lidhur me protestën e bërë nga maturantët për provimin e matematikës, ku pretendohej për vështirësi në pyetje.

Me tej zonja Vrapi e ftuar në “Radarin Informativ” ka theksuar se deri më tani janë korrigjuar rreth 8 mijë testime dhe nga të cilat ka pasur disa nxënës të cilët e kanë zgjidhur 100% testimin. Ajo ka shtuar se ulja e pragut të pikëve për notat, bëhet vetëm pas rezultateve përfundimtare ku do të analizohet nëse testi ka qenë më i vështirë nga pritshmëritë. Sipas saj nëse ka 25% të nxënësve që e kanë zgjidhur 100% testimin, nuk ka asnjë arsye se pse të ulet pragu i pikëve.

Kujtojmë se sot, ministrja e Arsimit Evis Kushi, është shprehur se Ministria e Arsimit ka rënë dakord që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë. Ajo tha se pas provimit janë ngritur grupe eksperte që kanë analizuar në detaj provimin e matematikës, dhe është marrë vendimi që të ulet kufiri i pikëve minimale. Megjithatë Rezana Vrapi është shprehur se rishpërndarja e pikëve do bëhet pas korrigjimit të të gjithë testeve.

Rezana Vrapi: Duhet të biem dakord për standardin e duhur. Se nëse ka pyetje të caktuara që e kalon normalen duhet të shikohet shpërndarja e pikëve. Dhe është tjetër të gjë të thuash se ka dalje nga programi. Asnjë pyetje. Absolutisht. Asnjë nga mësuesit nuk e ka pranuar që kemi dal. Nuk është artikuluar asnjë rast që të jetë dalë nga programi. KA bërë konsultë me mësuesit dhe shërbimet arsimore. Nuk ka qenë saktësia por pamë me kujdes dhe kam të dhëna edhe për pyetje specifike. Dhe do verifikojmë për pyetjet që kanë pretendime dhe nëse vështirësia e kapërcen atë që parashikojmë dhe nëse ka më pak se 20% që nuk e kanë zgjedhur. Mund të ulim pragun.”

“Vështirësia përcaktohet nga numri i maturantëve që e kanë zgjidhur pyetjen e vështirë. Por ka maturantë mbi 5 veta që e kanë zgjedhur testin 100% dhe zgjidhet nga një grup i mirë. Në 20% e tyre. Rishpërndarja e pikëve bëhet kudo. Dhe nëse ka deformim të kurbës së shpërndarjes. Kemi korrigjuar 8 mijë nga 27 mijë të gjimnazit. Janë mbi 25% që kanë marrë notën 10. Por do presim të gjithë popullatën. Ka qenë konsultimi që kemi bërë. Se edhe vitin e kaluar janë ulur pragu i pikëve.”

“Duhet të kesh masë të madhe që kanë dështuar. Por nëse ka një përqindje të madhe që kanë marrë notën 10 mbi 25% apo që kanë marrë nota të mira. Dhe çfarë do bëjmë. Vendimi është vetëm rezultati final. Nëse nuk na rezulton spostim të lartë ose që testi ka qenë jashtë pritshmërive. Por deri tani nuk më rezulton. Këto maturantë që kanë marrë notën e tyre si tu themi? Në 2014 kemi pasur 10 300 të mbetur dhe nuk u bë asgjë. Dhe nuk ka ndodhur. Ekipi në QSHA e kupton trendin. Janë teste të standardizuara.”

“Do bëjmë reflektimet tona. Se nuk pretendojmë se jemi ekselent. Kemi pjesën tonë të dritëhijeve si ndërtojmë por është proces dhe përmirësim. Është e njëjta situatë dhe stuhi. Si në Britani si në Holandë.”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.