Protestuesit shkulin tabelat e qarkullimit dhe nxjerrin koshat e mbeturinave në mes të rrugës “Myslym Shyri”

Rruga ”Myslym Shyri” në Tiranë është bllokuar totalisht për automjetet prej protestuesve. Ata kanë nxjerrë përpara automjeteve koshat e mbeturinave.

Protesta do të vijojë tek Drejtoria e Policisë teksa duket se protestuesit kanë nisur një rrugëtim në gjithë Tiranën duke shkaktuar dëme.

Më parë është protestuar tek kryeministria, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës si dhe sheshi ”Skënderbej”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.