Protestuesit në Tiranë, peticion për dhunuesit
Protestuesit në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë kanë propozuar nisjen e një peticioni për shtimin e dënimit me burg për rastet e përdhunimeve.
Një prej protestuesve deklaroi se ky duhet të jetë qëllimi i protestës. “Duhet një peticion ku të kërkohet 15 deri në 20 vjet burg për përdhunimin e të miturave”, tha ai.
Protesta ka nisur prej orës 19:00 në solidaritet me Prishtinën në lidhje me rastin e përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona.
Në protestë nuk kanë munguar figurat e famshme, nga organizatorja Fifi, Beatrix Ramosaj, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci, Rudina Hajdari, Elvis Naçi dhe shumë emra të tjerë.
Sorry, the comment form is closed at this time.