Protestuesit marshojnë në Bulevard, nisen drejt Kryeministrisë (Foto)
Pasi e nisën protestën e tyre në sheshin ‘Skëndërbej’, qytetarët e grumbulluar aty po lëvizin drejt Kryeministrisë. Pjesëmarrësit në këtë protestë janë të grupmoshave të ndryshme, dhe jo vetëm të rinj.
Turma e qytetarëve kanë nisur që të ecin përgjatë Bulevardit, ndërsa do të stacionohen përballë Kryeministrisë.
Ndërkohë ditën e sotme, policia ka paralajmëruar se do të ndërhyjë në çdo rast kur do të ketë grumbullime, ndryshe nga 5 ditët e para të protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës, i cili u ekzekutua me armën e shërbimit nga një efektiv policie, ku ka lejuar grupimet.
Struktura e posaçme Shqiponja është e përgatitur për t’ju paraprirë çdo situatë.
Kujtojmë se prej ditësh vendi ynë, kryesisht Tirana, është përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre ndaj institucioneve por dhe sinjalistikave rrugore.
Sorry, the comment form is closed at this time.