Protesta, bllokohet superstrada Lezhë-Tiranë
Protesta e zhvilluar në Tiranë për të kërkuar të drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka gjetur mbështetje edhe në rrethe.
Në shenje indinjate ndaj vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, qytetarët e Mamurrasit kanë ndezur qirinj para stacionit policor në Mamurras, ndërsa kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së rënë.
Edhe të rinjtë e Vlorës janë ngritur në protestë, për vrasjen e Klodian Rashës.
Qytetarët e Lezhës, të cilët kanë dalë në protestë kanë bllokuar superstradën në drejtim të Shkodrës dhe Tiranës.
Protesta janë zhvilluar edhe në Berat dhe qytete të tjera.
Sorry, the comment form is closed at this time.