Protestë në doganën e Morinës kundër masave të Kurtit

Ditën e sotme në orën 10:00 do të zhvillohet një protestë në Doganën e Morinës, në Kukës. Tubimi është njoftuar nga vetë qytetarët dhe do të mbahet kundër masave të qeverisë së Albin Kurtit që pengojnë hyrjen e shqiptarëve në Kosovë.

Me vendim të qeverisë së Kosovës në kuadër të masave anti-COVID, drejt Kosovës mund të udhëtojnë personat e vaksinuar me tre doza.

Një masë kjo e tepërt dhe e padëgjuar nga asnjë qeveri deri tani.

Ndërsa personat me dy doza, duhet të pajisen me tampon PCR, i cili kushton 30 euro.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.