Protesta në Shkodër, sulmohet dhe dëmtohet selia e PS-së
Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e qytetit me pankarta në duar, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe largimin e kryeministrit Edi Rama e të kryepolicit Ardi Veliu.
Protesta ka nisur e qetë dhe qytetarët kanë marshuar në rrugët kryesore të qytetit, por më pas situata është përshkallëzuar dhe disa persona kanë qëlluar me gurë e sende të forta selinë e PS, duke thyer xhamat. Një grup të miturish iu rikthyen selisë së PS dhe, pasi i thyen xhamat fillimisht, kanë shkallmuar derën hyrëse duke u futur në brendësi të saj dhe kanë nisur të shkatërrojnë çdo gjë, që nga objektet e deri tek dokumentet .
Po kështu, gjatë protestës së sotme janë djegur reklama dhe janë përmbysur kazanë mbeturinash, ndërkohë që janë thyer edhe vazo dekorative me lule. Më pas, protestuesit janë drejtuar për nga Bashkia e Shkodrës. Me gjithë praninë e madhe, policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka pasur shoqërime.
Sorry, the comment form is closed at this time.