Protesta për testin e Matematikës/ Maturantët zhvendosen nga ministria tek QSHA

Në mesin e provimeve maturantët në disa qytete të vendit janë ngritur për të protestuar. Maturantët e disa gjimnazeve në Tiranë u mblodhën këtë mëngjes përpara Ministrisë së Arsimit. Ata e kanë cilësuar mbi nivelin mesatar tezën e matematikës dhe kërkojnë uljen e pragut të pikëve.

Ndërkohë, pasi protestuan te ministria ku edhe bllokuan rrugët, maturantët janë zhvendosur. Gazetarja Ajgena Korbi raporton se ata janë pozicionuar tashmë përpara Qendrës së Zhvillimeve Arsimore, QSHA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.