Po protestonin para Kuvendit, Rama i fton fermerët: Ejani brenda

Kryeministri Edi Rama është hasur me protestën e fermerëve të Lushnjës para Kuvendit, sot në mëngjes.

Fermerët kundërshtojnë votimin e paketës së re fiskale.

Kreu i qeverisë ka vendosur të marrë një pjesë të tyre brenda në Kuvend dhe të zhvillojë një takim me ta.

‘Kush është përfaqësuesi juaj, se nuk flas dot me të gjithë? Hajdeni zgjidheni vetë. Edhe ai që ngriti 2 gishtat lart, hajde”, tha Rama duke iu drejtuar fermerëve protestues.

Paketa fiskale që kundërshtojnë pritet të miratohet sot në Kuvend, bashkë me buxhetin e vitit 2022.

“Me këtë paketë të re fiskale do të hani produkte 3D’, ‘Po na përzënë nga toka jonë, fali Zot se s’dinë çfarë bëjnë” janë këto disa nga parullat e fermerëve protestues para Kuvendit.

“Kemi ardhur para Kuvendit për t’i përcjellë një mesazh: për të mos votuar paketën fiskale, pasi u rrit taksat fermerëve. Nuk kemi pasur asnjë komunikim, po u kemi bërë një letër kryeministrit, ministrit të Bujqësisë. Jemi për t’u dhënë një mesazh që mos ta votojnë këtë paketë pa u konsultuar me ne”, tha Eduart Sharka, kryetar i Sindikatës së Fermerëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.