Protesta në Tiranë/ Zjarrfikësi: Pse më godet, o njeri?! Unë të shërbej
Protestuesit në Tiranë kanë goditur me objekte të forta policë, godina institucionesh dhe mjetet e zjarrfikëseve.
Ndërkohë, një zjarrfikës ka postuar një mesazh në rrjete sociale, ku pyet: Përse sulmojnë ata, kur e vetmja gjë është të na mbrojnë.
Ja mesazhi i zjarrfikësit, Arben Cara:
“PSE?
Pse më godet?
Pse më godet me gur?
Pyes veten Pse Pse Pse?
Ty nuk të pyes dot sepse je i revoltuar!!!!
Por prapë të them Pse o njeri Pse?
Unë të shërbej natë ditë, 24 në 24.
Unë të vij në ndihmë kur të bie..
Unë të shërbej kur ti je në rrezik.
Unë të shërbej kur ti aksidentohesh.
Unë të shërbej kur ti mbetesh në ashensor.
Unë të shërbej kur ti je nën rrënoja.
Unë të shërbej kur të digjet makina.
Unë të shërbej kur të digjet shtëpia.
Unë të shërbej kur të digjet prona e përbashkët.
Unë të shërbej kur ti ke nevojë për mua.
Sot më godet e nesër më kërkon ndihmë.
Sot më përçmon e nesër më uron.
Sot më shan e nesër pendohesh, por e nesërmja është e vonë sepse ti nuk mundesh ta zhbësh atë që ke bëre, ndaj po të them ty sot njeri, vlla, motër, shok, mik që kjo që ti po djeg e shkatërron është prona e përbashët, është pasuria e brezave të ardhshëm që ne duhet ta ruajmë si sytë e ballit..
Mos e godit zjarrfikësin, atë që është në shërbimin tënd çdo sekondë, minutë, orë apo ditë 24 në 24 për të të mbrojtur nga çdo e keqe e mundshme..
Jemi me ju, për ju në çdo moment e rast në rast nevoje prandaj”.

Sorry, the comment form is closed at this time.