Protesta kundër vaksinimit të detyruar, në hetim 10 persona

10 persona janë vënë nën hetim, pasi një ditë më parë morën pjesën në protestën para Kryeministrisë kundër vaksinimit me detyrim në vendin tonë.

Policia njoftoi zyrtarisht se ndaj tyre rëndojnë akuzat penale për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndër persona e vënë nën hetim është edhe avokati Altin Goxhaj.

Sipas policisë, ata kanë nisur një protestë tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme, si dhe duke penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.