Protesta e punonjësve të Rinasit, asnjë rezultat nga negociatat

Vizita e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit, për shkak të protestës së punonjësve ishte pa rezultat.

Ministrja nuk arriti që t’i bindë punonjësit e “Albcontrol”, e cila është një shoqëri shtetërore në funksion të aeroportit, që t’i rikthehen punës.

Punonjësit kanë dalë në protestë për shkak se janë paguar vetëm 72% të pagave, ndërsa kërkojnë respektimin e Kodit të Punës, kushte që zbatoheshin edhe para pandemisë.

Sipas informacioneve, ata do të vijojnë edhe me lëvizje të tjera duke bllokuar edhe trafikun ajror.

Protesta e punonjësve të Aeroportit të Rinasit ka sjellë ndërprerjen e punës nga ora 9.23 deri në orën 09.55.

Dy fluturime janë prekur nga kjo, “Aegean Airline” me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të jetë me 40 minuta vonesë.

“Aegean Airline” është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe “Aegean” pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.