Protesta e 8 janarit/ Deputeti i PD tregon çfarë ndodhi në seli

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha, i ftuar në ‘News24’, komentoi protestën e zhvilluar më 8 janar para selisë blu.

Ai tha që nëse do të kishte viktima në atë protestë, ndoshta do ta kishte lënë mandatin e deputetit.

Sipas Hoxhës, 8 janari do të mbahet mend si një ditë e zezë në historinë e vendit.

“Gjatë protestës u lënduan disa protestues dhe për këtë situatë nuk u ndjeva mirë. Ata persona që dhunuan selinë nuk kanë lidhje me PD-në. 8 janari do shihet si një ditë e zezë në historinë tonë. Vendimi non grata nuk duhej të lidhej me partinë. Lufta politike në Parlament u humb para dy vitesh nga një vendim i gabuar. Ne duhet të jemi larg interesave politike. Politika është një mision, jo një interes personal”, tha Hoxha.

Gjatë bisedës në studio ai tregoi momente nga protesta e dhunshme në selinë e PD.

“Gazi lotsjellës u përdor nga jashtë. Të gjithë të pranishmit u munduan të ruanin gjakftohtësinë për të mos pasur konfrontime fizike.

Aty kishte deputete, vajza, zonja. Në momentet e mbledhjes kishte thyerja xhamash. Nëse do të kishin hyrë brenda mjafton të hapej dera kryesore. Ne ishim në mbledhje dhe pamë shkatërrimin e katit të parë. U përpoqëm të ruanim gjakftohtësinë dhe nga konfrontimi fizik. Nëse do të kishin hyrë brenda, pasojat do të ishin besoj të rënda. Nga brenda mundohej të vendoseshin tavolina për të penguar hyrjen e njerëzve nga jashtë. Gazi lotsjellës u përdor nga jashtë. Nga brenda janë përdorur bombolat fikse. Ndërsa policia ka ndërhyrë me shumë vonesë”, tha Hoxha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.