Protesta e 7 Korrikut/ Mustafaj: Shoh frikë tek Rama

Analisti Besnik Mustafaj e ka cilësuar pozitive thirrjen për protestë më 7 Korrik, protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mustafaj tha se shqiptarët i kanë humbur ndjeshmëritë e protestës: “Shoqëria po bie gjithnjë edhe më shumë në një pozitë pasiviteti”.

I ftuar në ABC News, ai tha se opozita ka nevojë të tregojë përpara pushimeve edhe forcën mobilizuese që ka.

Pjese nga intervista

Përse zgjodhi të protestojë tani Berisha?

PD ka nevojë të tregojë forcën mobilizuese që ka bërë gjatë kësaj periudhe. Besoj se do të shkonte shumë gjatë vera. Opozita ka nevojë të tregojë përpara pushimeve edhe forcën mobilizuese që ka. Është e dobishme për ta filluar vjeshtën me energji të reja.

Përse deputetët që nuk janë me Berishën, nuk pranuan të përfshihen në grupet e punës?

Po bëjnë gabim. Ata presin që ish-kryeministri të negociojë individualisht me ta. “Për mua është tregues i hezitimit. Po bëjnë një gabim serioz. Unë i kam miq. Ata presin që Berisha të negociojë me ta individualisht. Berisha nuk e bën kurrë këtë. Qasja që pati duke i përfshirë në grupet e punës ishte tregues se i quan të vetët. Për mua ishte një hap që nuk duhet ta lënë. Me bindje po them se Rama do të largohet. Për herë të parë shoh frikë te kreu i qeverisë. Unë e njoh Berishën. Edhe në ‘97, dhe ‘98. Berisha me të njëjtën gjuhë fliste. Ai është i sinqertë, i beson ato që thotë. Ajo që më bën të besoj te ato që thotë Berisha është frika që shoh te Edi Rama. Për herë të parë po insiston të përdorë SPAK, porta që nxjerr nga fusha e betejës Berishën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.