Problemet e profesioneve të rregulluara/ Kushi: E gatshme për bashkëpunim
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka zhvilluar një takim me Presidentët e Urdhrave të Profesioneve të Rregulluara.
Sipas saj, ka qenë një takim i frytshëm dhe se u ka garantuar atyre gjithë gatishmërinë e saj për të pasur një bashkëpunim sa më të ngushtë për adresimin e çështjeve që prekin punën e përbashkët.
“Shqipëria është në një fazë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, ku një pjesë jo e vogël e ndryshimeve ligjore përfshin edhe profesionet e rregulluara. Në këtë kontekst, bashkëpunimi ynë do të jetë një mundësi më e mirë për të pasur një kuadër ligjor konform legjislacionit të BE-së dhe për të rritur gjithashtu cilësinë e profesionistëve tanë”, tha Kushi.
Sakaq, ajo nënvizon edhe rëndësinë që kanë profesionistët më të mirë-arsimuar: “Profesionistët më të mirë-arsimuar do të sjellin pa diskutim jo vetëm përmbushje të standardeve evropiane, por njëkohësisht edhe përmirësim të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve”.
Sorry, the comment form is closed at this time.