“Priten reshje të shumta shiu”, Bashkia e Lezhës mesazh qytetarëve: Kujdes me…

Bashkia e Lezhës jep një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e saj, teksa paralajmëron prishje të motit në ditët në vijim.

Duke theksuar se priten reshje të shumta shiu, Bashkia iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, pasi moti mund të veshtirësojë aktivitetet e tyre të përditshme.

Mesazhi i plotë:

NJOFTIM I RENDËSISHËM

Të nderuar qytetarë lezhjanë!

Bashkia Lezhe ju bën me dije se këto dite priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.

Kryetari i Bashkise, ka thirrur një grup pune me ekspert dhe specialist të fushes dhe po qendron në krye të menaxhimit të kësaj situate. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihme sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhe.

Kërkohet mirekuptim dhe bashkepunim nga të gjithë për përballimin me sukses të situates.

Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose 📩shkruani në ne inbox.

Urojmë që së bashku të kontribojmë për sa me pak probleme dhe pa pasoja për të gjithë ju. Faleminderit!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.