Prishjet pa leje në bregdet, Ademi kundër Ramës: Po dëmton sezonin turistik

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka dalë kundër aksionit të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për prishjen e ndërtimeve në bregdet, përgjatë sezonit turistik. Ademi tha se në zonën e Velipojës nuk ka probleme me ndërtimet pa leje, dhe kërkoi që të mos dëmtohet imazhi i sezonit turistik me ndërhyrje të policisë.

“Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik.

Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës”, thekson Ademi.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.