‘Prindi 1, prindi 2’, Berisha: Këtë e bën Rama dhe hesht Basha, ne s’e pranojmë kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ‘Foltorja’ e Kuçovës deklaroi se do të mbrojë familjen deri në fund dhe nuk do t’i pranojë emërtimet ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ për nënën dhe babanë. Berisha tha se këtë mund ta bëjë Edi Rama dhe të heshtë Lulzim Basha. Këtë të fundit Berisha e quan peng të kreut të qeverisë.

“Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2. A nuk është kjo atak në identitetin e njeriut që të shndërrosh identitet njerëzor në numra. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha por këtë nuk e pranojmë ne kurrë. Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme”, u shpreh Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.