Presidenti Meta: Për 71% të punonjësve të administratës publike nuk do ketë rritje të pagës
Presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Parlament tre ditë më parë ligjin për buxhetin e vitit 2021.
Sot kreu i shtetit ka publikuar një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Për 71% të punonjësve të administratës publike nuk do ketë rritje të pagës. Niveli i tyre i jetesës do përkeqësohet për shkak të kostove shtesë nga Covid-19”.
Më herët presidenti është shprehur se buxheti nuk planifikon as indeksim dhe as rritje të pagës për administratën publike. Ai ka argumentuar gjithashtu se në buxhetin e vitit të ri nuk planifikohet rritje reale e pensioneve por vetëm indeksim i tyre në masën 2.5%.
Një ndër argumentet më madhore për rikthimin e këtij pr/ligji ishte fakti që nuk parashikonte mjaftueshëm mbështetje për përballimin e pandemisë dhe pasojave të saj.
Sorry, the comment form is closed at this time.